Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vënë gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga të Podujevës. (Shkolla “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga, ora 8:00)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të përurojnë Sallën e Edukatës Fizike në shkollën amë. (Shkolla “Luigj Gurakuqi” në Batllavë, ora 8:30)
Fondacioni i Rrjetit për Inovacionin në Udhëzimin dhe Këshillimin në Karrierë në Evropë organizpn hapjen zyrtare të konferencës së Nice Academy, konferencën më të madhe në botë në fushën e Orientimit në Karrierë, e cila po vjen në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 9:00)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të përurojnë objektin e ri të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë. (Objekti i paraleles së ndarë të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë, ora 9:00)
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban konferencë për media lidhur me gjendjen e greves. (Zyret e SBASHK-ut, ora 11:00)
Grupi i Miqësisë me Zvicrën i Kuvendit të Republikës së Kosovës pret në takim një delegacion nga Parlamenti i Zvicrës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 – mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!​)
Promovohen librat e profesorëve Anastas Angjeli dhe Adrian Civici dhe po ashtu gjatë kësaj ceremonie do të nënshkruhet një marrëveshje në mes Institutit Riinvest edhe Universitetit Mesdhetar Tiranë. (Institutit Riinvest, ora 11:30)
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve Teknik te Sektorit Privat te Kosovës mban takim te jashtëzakonshëm me udhëheqësit e shoqatave sindikale ku temë diskutimi do të jenë rritja e pagës dhe kushtëzimi i qeverisë lidhur me pakon e inflacionit që ka të bej me stimulimin e punëtorëve te këtij sektori. (Zyrët e sindikatës në ish objektin e Gërmisë, ora 13:00)