Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), do ta mbajë mbledhjen e radhës, në një kohë kur po përballen me kritika të forta nga Qeveria e Kosovës.
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Albulena Haxhiu, ministre e drejtësisë, të dielën hodhën akuza mbi sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe atë gjyqësor – duke u lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares
Po atë ditë, Kurti dhe Haxhiu ia kanë dorëzuar dosjen e vettiungut kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.
Kurti ka pretenduar se “200 gjyqtarë kanë dhënë dënime me gjobë për rastet e sulmeve seksuale”.
Ndërsa Haxhiu i ka kritikuar për neglizhencë e mungesë të transparencës.
Një ditë më vonë, Albert Zogaj – kryetar i KGjK-së, doli në një konferencë për media, ku edhe tha se “rasti i 11 vjeçares asnjëherë nuk ka qenë në gjykatë”.
Ka konsideruar se “ekzekutivi po përpiqet të ndërhyje në gjyqësi”.
Në këtë klimë mes ekzekutivit dhe gjyqësorit, do të mbahet mbledhja e radhës e KGjK-së.