Sindikata e Pavarur e Punëtorëve e Sektorit Privat të Kosovës ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm me udhëheqësit e shoqatave sindikale ku temë diskutimi do të jenë rritja e pagës dhe kushtëzimi i Qeverisë lidhur me pakon e inflacionit që ka të bëjë me stimulimin e punëtorëve te këtij sektori.
Jusuf Azemi nga Sindikata e Pavarur e Punëtorëve e Sektorit Privat të Kosovës, tha se duhet të hiqet kushtëzimet e qeverisë për sa i përket pakos së re ekonomike për sektorin privat, raporton RTKlive
Azemi tha se rritja e pagave është me rëndësi për mirëqënien e punëtorëve. "Kërkesa e jona është rritja e pagave dhe heqja e kushtëzimet për mbështetje, ne i themi kryeminsitrit nëse nuk hiqet kushtëzimi, atëherë kërkojmë nga ai që t'i merr mjetet e zotuara", tha Azemi.
Ai ka paralajmruar se mund të ketë greva nga ky sektor, për shkak të kushteve të rënda që kanë punëtorët në këtë kohë.