“Pump It Up”, hiti i vitit 2004, e ka “dhezë” deputetin e VV-së, Haki Abazi, në një ndeje të organizuar në Poloni, ku ai është duke qëndruar si pjesëmarrës në një forum ekonomik.
Sot u publikua një video ku shihet Haki Abazi duke “e kallë nejën” në Karpacz të Polonisë.
Festa në të cilën Abazi ka shprehur aftësitë e tij të vallëzimit është organizuar në kuadër të samitit dhe shihet se deputeti e ka shijuar mjaft.
Abazi në këtë samit ka qenë folës në disa panele të “Forumit Ekonomik Polak”, forum ky i cili përfundon sot.
Kënga të cilën Abazi po e vallëzon është “Pump It Up!”, singeli i muzikantit belg Danzel i publikuar në vitin 2004 dhe që u bë hit global, e që vazhdon edhe sot të jetë pjesë e playlista-ve në klubet e natës.