Vuçiq mbledh këshillin e sigurisë, do të flasin për Kosovën

Lajme

Vuçiq mbledh këshillin e sigurisë, do të flasin për Kosovën

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 09:08
Aleksander Vuçiq

Në pallatin presidencial të Serbisë ka filluar mbledhja e këshillit të sigurisë kombëtare të Serbisë, që kryesohet nga kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic.

Siç është raportuar, në këtë seancë do të diskutohet për Kosovën, mbajtjen e “europride 2022”, çështjet e sigurisë kibernetike dhe për sektorin e energjisë, shkruan RTV.

Në këtë seancë po marrin pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ministri i Financave, Sinisa Mali, drejtori i BIA-s, Bratislav Gashiq, Nebojsha Stefanoviq, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Milan Mojsiloviq, dhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” Petar Petkovic.

Pas kësaj mbledhje, Vuçiq do të flasë në një konferencë për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat