Lajçak: Biseda me rëndësi dhe gjithëpërfshirëse me Vuçiqin e Kurtin

Lajme

Lajçak: Biseda me rëndësi dhe gjithëpërfshirëse me Vuçiqin e Kurtin

Nga: F. B. Më: 10 shtator 2022 Në ora: 09:43
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE-së për dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës Miroslav Lajçak ka thënë se në Beograd dhe Prishtinë ka pasur biseda me rëndësi dhe gjithëpërfshirëse dhe se procesi do të vazhdojë në ditët që vijnë, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Miroslav Lajçak në rrjetin social Twiter ka shkruar se së bashku me të dërguarit nga Gjermania edhe Franca, Pletner dhe Bone, ka zhvilluar biseda me rëndësi dhe gjithëpërfshirëse me presidentin e Serbisë Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti, për të shqyrtuar opsionet për përparimin e dialogut.

"Procesi do të vazhdojë në ditët në vijim”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak, Pletner dhe Bone së pari në Prishtinë kanë takuar dhe biseduar me Kurtin, ndërsa pasdite deri vonë kanë pasur takim me Vuçiqin, shkruan RTS.

Presidenti i Serbisë ka theksuar në fillim të bisedës me të dërguarin dhe emisarët evropiane se “nuk do të ketë kurrfarë pranimi të pavarësisë së Kosovës”.

Ndërkohë që sot, Vuçiq ka zhvilluar takim me Këshillin e sigurisë kombëtare, ku është trajtuar situata në Kosovë dhe sfidat për sigurinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat