Presidenti i Serbisë Vuçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka fajësuar opozitën dhe njerëzit që deklaratën e tij se nuk do lejohet përndjekje e serbëve, thonë se Vuçiq do të na fus në luftë dhe po kërcënon, ndërkohë që ai nuk pret asgjë përveç gënjeshtrave as nga Kroacia as nga Prishtina, ndërkohë që u shpreh “egërsia dhe banditizmi i pushtetit në Prishtinë nuk ka fund”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
Në mbledhjen e Këshillit janë diskutuar situata e sigurisë në Kosovë, siguria kibernetike, energjetika dhe parada e krenarisë tha Vuçiq.
"Situata është e rëndë, në takimin e këshillit u shqyrtua situata dhe pozicioni i Serbisë dhe serbëve në Kosovë. Biseduam për gjendjen e rëndë energjetike dhe krizën energjetike që mbretëron kudo, për sigurinë kibernetike dhe paradën e krenarisë”, tha presidenti i Serbisë Vuçiq.
"Mbrëmë kemi zhvilluar biseda me përfaqësuesit e Sholcit edhe Makronit, kemi pranuar propozimet e tyre si duhet të arrihet tek zgjidhja e shpejtë përfundimtare, si thonë ata, problemet me të cilat jemi ballafaquar dhe çështjeve të pazgjidhura në lidhje me Kosovën. Këto biseda, nuk duhet mbase të ju them, por nuk ishin aspak të lehta”, tha ai.
"Përfaqësuesit e vendeve më të fuqishme në Evropë konsiderojnë se nuk na duhen konflikte të reja, kur kemi situatën në Ukrainë, së dyti vendet e forta evropiane perëndimore duan që të zgjidhen të gjitha problemet sepse në Evropë ka luftë, ndoshta ne në Serbi nuk e kuptojmë, por në harmoni me këtë dhe marrëveshjen potenciale apo zgjidhjen ata do i shmangen mundësisë dhe më lehtë i japin përgjigje kreut të Federatës Ruse Putin, në lidhje me presedanin e dhënies së pavarësisë për Kosovën. Kështu që ne jemi në gjithë këtë dëm kolateral i konfliktit të fuqive të mëdha dhe sjelljes nga e kaluara. Nën tre, si më kanë thënë, u ngrit perdja, Putin ka ngritur perden dhe tash është çështje kush në cilën anë do mbetet”, tha ai.
"Unë ju thash se në Kosovë po mbijnë baza jolegale, në Zubin Potok, në Banjë u krye në shkurt, ata kanë nis punë në komunën e Zubin Potokut pa të drejtë. Egërsia dhe banditizmi i pushtetit në Prishtinë nuk kanë fund. Është e qartë se ata gënjejnë, nuk lajmërojnë serbët dhe nuk i pyesin. Nuk bëjnë asgjë, krahas kësaj kontrollojnë Ujmanin, e ajo i takon komunës së Zubin Potokut. Nuk ka gjë, norma juridike të cilën nuk e kanë shkel", tha Vuçiq.
"Ajo që është me rëndësi për neve është se ShBA do të dërgoj ndihmë ushtarake për mbrojtje nga Rusia dhe rrethinën, Beh, Kroaci, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, i pyes çka do kërkojnë më shumë, si shihet këtu nuk është vetëm Serbia”, tha ai.
Ditë më parë Vuçiq në Pozharevc tha se në Këshillin e sigurisë do trajtohen çështje me rëndësi. Por nuk ka dhënë detaje tjera rreth saj.