Ngjarjet e 11 shtatorit të 2001 i përjetoi nga afër edhe një kosovare.
Vjollca Dedushaj Fazliu si 23-vjeçare, e dëbuar nga Kosova kishte nisur jetën në New York, dhe momenti i sulmit e kishte tronditur kur pa Kullat Binjake në flakë.
Asaj në atë kohë i ishin kthyer në kujtesë momentet e luftës në vendlindje.
Ajo kujton se kudo nëpër qytet ishte panik dhe që jeta kishte nisur të normalizohej tek disa ditë më vonë, kur filluan homazhe për viktimat.