Ish-kryediplomates shqiptare i sulen pasi iu referua Kosovës me fusnotë: I respektoj rregullat

Lajme

Ish-kryediplomates shqiptare i sulen pasi iu referua Kosovës me fusnotë: I respektoj rregullat

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 12:22
Majlinda Bregu

Ish-kryediplomatja shqiptare, Majlinda Bregu është vënë në shënjestër të kritikave në Twitter, pasi në një postim iu referua Kosovës me fusnotë.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal njoftoi për një aktivitet të RCC-së në kryeqytetin e Kosovës, por iu referiu shtetit ballkanik me një fusnotë në fund.

Pasi disa përdorues i thanë se po e zhvleftësonte pavarësinë e Kosovës, Bregu tha se s’do të bënte debat me ta. Por tha se Kosova vet ka pranuar që asaj t’i referohen me fusnotë në RCC.

“Nuk bej debat n’Tw. As pres urime,per 1 super aktivitet te RCC n’Prishtine. Poor,kushdo drejton 1 org. nderk, respekton rregullat. @ RCC, denominimi i KS eshte me *. Kete ka pranuar KS kur eshte bere anetare, 2014.Jam e 1 qe do ta # me 2 nese do te varej nga u. Si n’shqip”, shkroi Bregu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat