Pse po ngutet Perëndimi për marrëveshje, presidenti serb e bën një shpjegim edhe në Slloveni

Lajme

Pse po ngutet Perëndimi për marrëveshje, presidenti serb e bën një shpjegim edhe në Slloveni

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 15:51
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit të Procesit të Bërdo-Brijonit ka thënë para gazetarëve se perëndimi po ngutet për marrëveshje Kosovë-Serbi pasi duan që t’ia pamundësojnë Putinit përdorimin e Kosovës si argument për luftën e nisur në Ukrainë.

Vuçiq tha se perëndimi është duke u ngutur dhe për këtë do të ketë vajtje-ardhje të ekspertëve të ndryshëm.

“Do të ketë shumë ardhje dhe largime të ekspertëve të ndryshëm për dy gjëra: askush nuk dëshiron një konflikt të ri në Ballkan, kjo është një gjë, dhe tjetra që njerëzit e nënvlerësojnë, dhe kjo është e vërteta, ata duan të marrin argumentin e Kosovës. nga duart e (Vladimir) Putinit, të cilin ai e përdori në bisedimet me fuqitë perëndimore dhe do të thoshte: ‘Nëse ju mund të krijoni një precedent me Kosovën, mundem edhe unë. Ata duan t’ia marrin atij…

Ky është thelbi pse nxitojnë”, ka thënë Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat