KFOR-i amerikan lajmërohet nga veriu

Lajme

KFOR-i amerikan lajmërohet nga veriu

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 15:52
Christopher Samulski

Komandanti Rajonal i KFOR-it në Lindje, kolonel Christopher Samulski, ka dhënë një mesazh nga veriu i Kosovës.

Përmes një video-mesazhi, ai ka thënë se mandati i KFOR është që t’u sigurojë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt.

“Mandati ynë është t’u sigurojmë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt, pavarësisht nga përkatësia etnike, feja, apo vendi ku ata jetojnë.

Prandaj, ne patrullojmë të gjitha zonat dhe qëndrojmë pranë komunitetit.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat