Situata rreth Kosovës dhe paradës së krenarisë po acarohet dhe destabilizohet, e Serbia ndodhet në krizë zë udhëheqjes, shtetit edhe të pushtetit, ka deklaruar Dushan Janjiç nga Forumi për raporte etnike, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.
“Mendoj se qëllimi është, e kjo do të shihet kur të nisin protestat dhe shëtitjet për liturgji e shërbesa, që të bllokohet qeveria e Serbisë që mund të marr vendim për ndryshimin e raportit ndaj perëndimit”, tha Janjiç në emisionin e lajmeve në TV N1.
Sipas Janjiç, atë që aktualisht po bënë Kisha ortodokse është “matja e forcave” dhe se tubimet kundër paradës së krenarisë (Europrajd) janë “tubime” në të cilat “Vuçiq është tradhtar”..
Ai shprehet se me qëllim është bërë “konfuzion”, ndërsa në pyetjen kush udhëheq me gjithë këtë situatë të krijuar, Janjiç thotë se këtë edhe më tutje e bëjnë Vuçiq, shërbimet informative dhe njerëz të territ që punojnë në propagandë dhe fushata.
Pas tyre vijnë ata “forca e të cilëve është e madhe”, e kjo është si thotë ai pjesa e Kishës që vazhdon të rreshtohet prapa ultra-djathtistëve dhe “shumë qartë janë për presidentin rus Putin”.
“Në ortodoksizëm keni ata që vënë samarin dhe keni edhe ata që thonë se “rrahje u dal nga xheneti”. Ata janë “duke udhëheq sot Kishën Ortodokse Serbe, e kjo nuk është e mirë”, ka deklaruar Janjiç, që Patriarkun Porfirije e ka quajtur “një nga fëmijët e përkujdesur e edukuar që u shkëput”.
Janjiç mendon se Vuçiq ka menduar se me sukses mund të udhëheq me të djathtën, por ata i kanë dal dore janë shkëputur dhe tash kemi foto të Putinit dhe kërkesa që rreth Kosovës mos të bëhet asgjë, por të presim derisa Rusia “të fitojë”.