​Vuçiq do të kërkojë nga Rusa e Kina veto ndaj Kosovës në OKB

Lajme

​Vuçiq do të kërkojë nga Rusa e Kina veto ndaj Kosovës në OKB

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 18:41
Presidenti Aleksandar Vuçiq

Presidenti Aleksandar Vuçiq tha sot në Kuvendin e Serbisë se do t'u dërgojë një letër presidentëve të Rusisë dhe Kinës për të vënë veton ndaj pranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ai gjatë debatit parlamentar tha se tani ka dërguar "1000 letra" dhe do të dërgojë një tjetër.

Vuçiq tha se e ka pranuar propozimin e Partisë Popullore për dërgimin e letrës dhe ka shtuar se do t'u dërgojë një letër edhe liderëve perëndimorë.

Ndryshe, rezoluta e Partisë Popullore për Kosovën nuk është futur në rendin e ditës të seancës së posaçme të Kuvendit.

© 2022 A.P.L. Koso

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat