​Aktivistët kërkuan që të shkarkohet prokurori Ruhan Salihu dhe kryeprokurori Kujtim Munishi

Lajme

​Aktivistët kërkuan që të shkarkohet prokurori Ruhan Salihu dhe kryeprokurori Kujtim Munishi

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mbajti aksion simbolik pranë Këshillit Prokurorial.

Aktivistët kërkuan nga Këshilli Prokurorial të shkarkojë prokurorin Ruhan Salihu dhe kryeprokurorin e Prokurorise Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi. Po ashtu kërkuan heqjen e lëndes nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kalimin tek Prokuroria Speciale e Kosovës për hetim të mëtejshëm.

Anita Mjeku, aktiviste tha se përmes këtij institucioni mirëmbahen neglizhentë dhe riprodhohen prokurorë e racistë që më pas shndërrohen në bashkëfajtorë të krimeve me baza gjinore.

"Sot ne i shpallim Prokurorinë dhe KPK-në si zona krimi. Përmes këtij institucioni mbrapa mirëmbahen neglizhentë, seksistë dhe riprodhohen prokurorë e racistë që më pas shndërrohen edhe në bashkefajtorë të krimeve me bazë gjinore", tha ajo.

Ndërkaq ka shtuar se do të vazhdojnë të protestojnë deri në shkarkimin e prokurorit, Ruhan Salihiu dhe kryeprokurorit Kujtim Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat