Këshilli grevist i kryesuar nga Rrahman Jasharaj i SBASHK-ut dhe kryeministri Kurti dje kanë mbajtur një takim për të shqyrtuar mundësit rreth një marrëveshje mes palëve për ndërprerjen e grevës në arsim.
Sidoqoftë ky takim nuk rezultoi me një marrëveshje. E për këtë mosmarrëveshje mes palëve duket se ata që po e vuajnë më së shumti janë fëmijët.
Gazeta sot ka provuar të marrë mendimet e disa qytetarëve rreth gjendjes së ditëve të fundit në arsim.
E njëri ndër ta u shpreh kategorikisht kundër grevës, duke thënë se kjo grevë është tejet e dëmshme, dhe duke shtuar se kjo grevë po bëhet vetëm për ta rrëzuar Qeverinë.
“Greva duhet të ndërpritet menjëherë, nuk luhet me fatin e nxënsave e studentave, nuk luhet, kërkun në botë nuk është kjo. Ka ndikim politikë në sindikatë, atë le ta dinë edhe opinioni”, u shpreh qytetari.
Ai gjithashtu pati edhe një mesazh për Rrahman Jasharajn.
“Për Rrahman Jasharajn unë e kam një mesazh. I lutem, sinqerisht e kam, i lutem Rrahman Jasharajt të mbledh njëherë mend përgjithmonë, mos të merret më me këso budallalliqe”, u shpreh ai.