Dhuna në ‘It’s my home’, Policia shkon në televizionin “First Channel”

Lajme

Dhuna në ‘It’s my home’, Policia shkon në televizionin “First Channel”

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 20:28
Banorja e “It’s my home”, e cila u godit nga një banor tjetër

Pas disa rasteve të dhunës që u shfaqën në reality show “It’s my home”, Policia e Kosovës ka shkuar në selinë e televizionit ku xhirohet ky emision.

Deri më tani drejtuesit të këtij mediumi akoma nuk e kanë konfirmuar apo mohuar këtë rast.

Ndryshe, sot pas një debati në shtëpinë e “It’s my home”, njëra nga banoret e shtëpisë është goditur me këpucë nga një tjetër banor.

Viktima e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”, është larguar duke qarë nga dhoma ku po bëhej debati. Por, ajo që ka rënë në sy është se askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar. Përkundrazi një grua aty e përkrahë dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”.

E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.

Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që një pjesë e madhe e komentuesve të kërkojnë ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat