Dje ka vdekur Luljana Curri – Vula, nëna e dëshmorit të Kosovës, Përmet Vula.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes një postimi në Facebook.
“U prehsh ne paqe nena Lule! Miresi dhe dashuri na ke falur deri ne diten e fundit. E paharuar perjetesisht ne zemrat tona”, ka shkruar djali i saj, Ermir Vula.
E ndjera është varrosur sot në varrezat e qytetit në Gjakovë, ndërkaq që homazhet janë mbajtur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.
Përmet Vula në moshën 19-vjeçare i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa vdiq heroikisht në moshën 20-vjeçare, bashkë me shokët e tij Elton Zherka dhe Bekim Berisha – Abeja.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/15/auto_305449226_5612310338806888_775908112532982441_n1663266573.jpg)