Valon Maloku – Drejtor i First Channel ka thënë se Komisioni i Pavarur i Medieve ka reaguar nën ndikimin psikologjik, që sipas tij portalet e kanë bërë karshi formatit “It’s my home”.
Maloku në Politiko, ka thënë se presioni medial po ndodh shkaku i suksesit të formatit, si dhe konkurrencës së Big Brother.
“KPM, për shkak të presionit psikologjik medial, duke i bërë thirrje Prokurorisë, Policisë dhe KPM-së që të reagojë…
Thjesht KPM-ja prej presionit, portaleve që kanë mbjellë zi e terr, prandaj kanë reagu…Konkurrenca se ka pritë, prandaj edhe janë këto presione mediale”, ka thënë ai.