Gazetari, Ridvan Berisha i ka quajtur anonimues drejtorin e RTK-së dhe drejtorin e dorëhequr të televizionit.
“Nëse “reformat” në RTK varen nga anonimusët si Shkumbin Ahmetxhekaj e Festim Kabashi, për nder, që prej sot, nuk merrem me jetë publike”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Nëse “reformat” në RTK varen nga anonimusët si Shkumbin Ahmetxhekaj e Festim Kabashi, për nder, që prej sot, nuk merrem me jetë publike.
Te dytë kanë qenë vartës të m’i, me zero performacë pune e sabotazh, njëri duhet përjetë me iu falenderu Vjosa Osmanit e Albin Kurtit e tjetri Daut e Ramush Haradinajt!
Me të vërtetë po ndjej pikëllim për RTK nga ky grup pelbejsh axhami, që kanë uri, pangopësi për hakmarrje vetëm e vetëm për duartrokitje fisnore politike!
Katër vjet isha kryeredaktor, di shumëçka, amo bash, bash për asnjëgjo pozitive nuk i kam në memorie këta emra endemik për menaxhim!