“Beteja rreth Kosovës” në Kuvendin e Serbisë e rrjetet sociale, dështoi/ Ky është reagimi i Vuçiqit

Lajme

“Beteja rreth Kosovës” në Kuvendin e Serbisë e rrjetet sociale, dështoi/ Ky është reagimi i Vuçiqit

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Edhe pas 25 orë debat e diskutime , deputetët e Kuvendit të Serbisë nuk arritën harmonizim qëndrimi, pajtim as unitet rreth Kosovës, sipas medieve (“Novosti”) u dëshmua se është vështirë të arrihet unitet edhe ndaj “çështjes më të rëndësishme”, transmeton “Bota Sot”.

Ky shqyrtim ishte “sfidë” para deputetëve, pa marr parasysh taboret dhe dallimet politike prej nga vijnë dhe anonimitetit personal, por , ky test u kalua sipas “Novosti” vetëm nga 148 deputetë nga 250 sa ka Kuvendi i Serbisë.

Kaq ishte numri i deputetëve që votuan pro raportit të Vuçiqit rreth bisedimeve me Prishtinën, të cilin për dy ditë rresht e “mbrojti” Vuçiq. Si është pritur “pro” ishin deputetët e pushtetit (SNS) së bashku me SPS-JS, SVM, SPP, ndërsa kundër “Të bashkuarit”, “Klubi i gjelbër” , DS, “NADA”, Dveri të “betuarit”.

Ndonëse ky raport përmbante vetëm hapat dhe rezultatet nga dialogu i Brukselit, mbi 51 faqe, nuk i bindi deputetët të “kritikojnë Prishtinën edhe Kurtin që nuk zgjedh mjete për të vështirësuar jetën serbëve në Kosovë, deputetët shfrytëzuan rastin që të sulmojnë dhe konfrontohen me shefin e shtetit”, shkruan “Novosti”.

Kështu tema qendrore – bisedimet rreth Kosovës dhe presionet e fuqive të mëdha për pranimin e Kosovës në pjesën më të madhe të debatit dolën në plan të dytë, pasi Vuçiq pyetej edhe për çështje personale e çështje tjera.

Disa segmente nga mbledhja në të cilat deputetët e opozitës sipas vlerësimit të tyre i treguan “Vuçiqit” qëndrimet e tyre pushtuan rrjetet sociale, duke mos ju lënë mundësi deputetëve të pozitës të vënë “kundër reagime” kështu që “Beteja e Kosovës” u zhvillua në rrjetet sociale.

Vuçiq duke përmbledh diskutimin dyditor, nuk ka fshehur zhgënjimin e tij, që edhe ndaj një çështje kaq me rëndësi si Kosova nuk pati unitet e harmonizim:

“Me rëndësi ka unitet në popull, ata i kanë pa të gjitha dhe kjo është në rregull”.

Ka pasur pak deputetë që kanë dalë mbi dallimet politike dhe të vendosin “recetën e Prishtinë”. Pasi kur mblidhet Kuvendi i Kosovës, asnjë deputet shqiptar nuk sjell në pikëpyetje as në dyshim pavarësinë e Kosovës. Ndërsa tek ne, nga deputetët e “Nuk mbysim Beogradin” u dëgjuan konstatime për “kufirin që Kosova ka me Serbinë”, nga PSG se realiteti në terren është ndryshe nga dokumentet e prezantuara...

Në mbledhje u arrit pajtimi që Parlamenti të këtë rol më të madh në procesin e bisedimeve dhe do shqyrtohet në cilën mënyrë të bëhet kjo. Kuvendi deri tash ka miratuar 11 rezoluta e deklarata dhe dy platforma për këtë çështje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat