Çoviç: “Armatura e re” në dialog fsheh mashtrimin e rrezikshëm, modeli i dy Gjermanive e papranueshëm për Serbinë

Lajme

Çoviç: “Armatura e re” në dialog fsheh mashtrimin e rrezikshëm, modeli i dy Gjermanive e papranueshëm për Serbinë

Nga: F. B. Më: 16 shtator 2022 Në ora: 16:52
Nebojsha Çoviç

Ish-kreu i Këshillit koordinues së Qendrës për Kosovë, Nebojsha Çoviç ka theksuar në mbledhjen për Kosovën, se “armatura e re” në dialog fsheh mashtrim të rrezikshëm, ndërsa duke komentuar Vuçiqin se nuk do të njoh Kosovën dhe sa është ai president nuk ka Kosovë në OKB.

Çoviç tha se Kosova është pjesë e Serbis dhe ashtu duhet të mbetet, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

"Armaturat e reja të Vuçiq, u dashtë të elaborohen dhe prezantohet projekti i bisedimeve me biseduesit perëndimor, shtrohet çështja  a është kjo modeli i dy Gjermanive si po spekulohet, ku ne nuk do njihnim formalisht Kosovën, por do të pajtohemi që ajo të hyj në institucione ndërkombëtare, gjë që është e papranueshme”, tha Çoviç

Në fjalinë se nuk do ketë njohje të Kosovës as pranim në OKB, por në pjesët e deklaratës për armaturat e reja “fshihet mashtrimi i rrezikshëm. Do të shohim çka sjellin ditët e reja, pala jonë duhet të tregohet e mençur, e durueshme dhe mos të bie në provokime”, tha ai.

Ai fajësoi bashkësinë ndërkombëtare, duke thënë se si garantues i marrëveshjes nuk kanë bërë asgjë, në përmbushjen e tyre e sjellin marrëveshje të reja duke na mashtruar, ndërsa konstaton se Serbia duhet të mbetet në “vijat e kuqe”, që janë Kushtetuta dhe rezoluta 1244.

Ai kritikoi disa diskutime në Kuvend “kriminel të vërtetë janë ata që pranojnë pavarësinë qoftë variantin direkt apo indirekt duke rrezikuar Serbinë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat