Bojan Pajtiç: Kurti e mundi plotësisht Vuçiqin

Lajme

Bojan Pajtiç: Kurti e mundi plotësisht Vuçiqin

Nga: F. B. Më: 16 shtator 2022 Në ora: 18:39
Bojan Pajtiç

Bojan Pajtiç, profesor në Fakultetin Juridik në Novi Sad dhe ish-kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mundur plotësisht presidentin serb Aleksandër Vuçiqin në betejën politike para disa jave, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.

Ish-kreu i DS ka thënë se Vuçiq në Kuvend ia doli të krijoj konfuzion të plotë rreth asaj se çfarë është politika shtetërore rreth Kosovës.

“Atë (Vuçiqin) Kurti e mundi plotësisht në betejën politike para disa jave. Dhe kjo lë shije të hidhur, jo vetëm tek përkrahësit e pushtetit në Serbi, por edhe tek ata që janë kundër pushtetit dhe që votuan kundër. Megjithatë të gjithë ne jemi qytetarë të Serbisë dhe nuk mund të ndiheni mirë, kur shihni se në kushte krize ju përfaqëson dikush që intelektualist dhe emocionalisht i parritur”, nënvizoi ai.

“Është e qartë se regjimit i mungojnë të gjitha argumentet në mbrojtje të politikës që është e paqëndrueshme edhe e dëmshme. Duke pas parasysh se nuk kanë argumente, ata po bëjnë dehumanizimin e kundërshtarit politik. Bëhet fjalë për mënyrën më banale të luftës politike që është shembull i regjimit autoritar. Përfundimisht shtrohet pyetja nëse presidenti keqpërdori shërbimet që janë kompetente të mbrojnë të gjithë qytetarët, duke u nis nga fakti se përdori dosje të kundërshtarëve politik”, tha Pajtiç.

Biseduesi i gazetës “Nova” shtoi se përkushtimi dhe shqetësimi i Vuçiq rreth interesave nacionale dhe Kosovës mund të matet me atë se gjatë mbledhjes nuk shkoi asnjëherë në banjo.

“Edhe më banale dhe tragjikomike është fakti se ai në atë mënyrë poshtëroi bashkëpunëtorët dhe deputetët. Sepse nuk janaë të gjitha organet e brendshme të secilit të afta të qëndrojnë aq gjatë pa shkuar në banjo, kështu që ai banalizon dhe i ul ata në nivelin më të ultë. Poshtërimit i jepet vulë, kur bashkëpunëtorët nuk mund të shkojnë në VC se shefi i tyre nuk shkon. Serbia ka ardh në ditën që përkushtimi për interesa nacionale të matet me kohën që ai nuk shkoi në tualet. Kjo jo vetëm është banale po tregon për njerëz që janë duke drejtuar të gjithë shtetin”, tha Pajtiç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat