Korporata Energjetike e Kosovës më parë njoftoi se njësia A-3 do të ndalet nga prodhimi për periudhë 4-5 ditore.
Sipas njoftimit, KEK-u tha se ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme dhe sipas tyre nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike.
Pavarësisht nga ky paralajmërim i KEK-ut, reduktimet tashmë kanë filluar.
Me reduktime janë përballur banorët e “Rrugës B” në Prishtinë.