Edhe rrugët e fshatit Fortesë të Rahovecit janë mbuluar plotësisht nga uji.
Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet një qytetar i cili ka mundur të qarkullojë vetëm më traktorin e tij, derisa shihet që lartësia e ujit ia mbulon plotësisht gomat.
Moti i ligë dhe vërshimet e kanë kapluar gjithë vendin.
Gjendje e rënduar raportohet të jetë në Gjakovë.