Vuçiqi para ushtrisë serbe: Nuk e japim asnjë pëllëmbë të Kosovës

Lajme

Vuçiqi para ushtrisë serbe: Nuk e japim asnjë pëllëmbë të Kosovës

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 11:55
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shfaqur sërish pretendime territoriale ndaj Kosovës.

“Nuk do t’ia japim askujt Kosovën dhe as një pëllëmbë të atdheut tonë”, deklaroi Vuçiq në promovimin e kadetëve të Forcave të Armatosura të Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Deklarimet e Vuçiqit për pretendime territoriale mbi shtetin sovran të Kosovës vijnë edhe përkundër deklarimeve të emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, që të shmanget një diskurs i këtillë.

Escobar ka thënë se për SHBA-në, Kosova është çështje e kryer për kah pavarësimi dhe sovraniteti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat