Ambasadori rus në Beograd: “Mes Kosovës dhe Serbisë mbështesim zgjidhje sipas interesave serbe”

Lajme

Ambasadori rus në Beograd: “Mes Kosovës dhe Serbisë mbështesim zgjidhje sipas interesave serbe”

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 13:03
Aleksandër Boçan Harçenko

Rusia do të mbështesë atë çfarë është në interes të Serbisë dhe popullit serb, tha ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Boçan Harçenko, raportoi e përditshmja beogradase “Novosti”.

Kështu u përgjigj Harçenko për gazetarë në pyetje se cili do të jetë qëndrimi i Moskës nëse anëtarësimi i Kosovës do të jetë në agjendë të Kombeve të Bashkuara

“Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKBs-ë, Rusia do të mbështesë zgjidhje të balancuar, të drejtë dhe të qëndrueshme, që do t’i bashkpërgjigjej interesave të Serbisë dhe popullit serb”, tha ai.

Harçenko tha se Rusia mbetet e qëndrimit se zgjidhja e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë “duhet të bëhet në bazë të Rezolutës 12/44 të KS OKB-së, pa imponuar as afate kohore dhe as modele nga jashtë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se në seancën e Asambles së Përgjithshme po qe se ngritet çështja e Kosovës, do t’u dërgojë letra presidentëve të Federatës Ruse dhe Kinës që t’i vendosin veto-n Kosovës.

Një gjë e tillë presidentit serb iu kërkua në Kuvendin e Serbisë nga Partia Popullore Serbe e Vuk Jeremiç, i cili propozoi që t’u kërkohet dy bllokuesve të Kosovës në KS OKB që të vazhdojnë obstruksionin e tyre ndaj rrugëtimit ndërkombëtar të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat