Deputeti i grupit parlamentar serb “Duhet – Së Bashku”, Nebojsha Zelenoviq, ka vlerësuar se qeveria ende nuk ka filluar të zgjidh rrënjësisht problemin me Kosovën dhe se shteti udhëheq një politikë humbëse.
I pyetur nëse situata rreth Kosovës është më e qartë, Zelenoviq ka thënë se qeveria ende nuk ka filluar të zgjidh rrënjësisht “çështjen e Kosovës”.
“Vendi ynë po udhëheq një politikë humbëse në Kosovë. Çdo njeri duhet të ketë mundësi të jetojë i lirë dhe normalisht”, ka thënë ai për gazetën serbe “Danas”.
Zelenoviq ka thënë se Serbia mund të sigurojë një të ardhme të mirë për qytetarët e saj vetëm përmes një marrëveshjeje strategjike me Perëndimin,.
“Zgjidhja për Kosovën mund të jetë e qëndrueshme vetëm nëse është pjesë e një plani të madh për të gjithë rajonin”, ka thënë ai.
Zelenoviq ka thënë se qeveria është turpëruar sa i përket shëtitjes së Krenarisë dhe se kjo është e qartë për të gjithë.
“Kemi pasur mysafirë nga e gjithë bota dhe kemi pasur mundësinë të tregojmë se sa e rëndësishme mund të jetë Serbia”, tha Zelenoviq.