Është ndarë nga jeta Tafil Morina, veteran i Arsimit nga Vushtrria

Lajme

Është ndarë nga jeta Tafil Morina, veteran i Arsimit nga Vushtrria

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 20:18
Tafil Morina

Ka vdekur Tafil Morina, veteran i dalluar i arsimit nga Komuna e Vushtrrisë

Tafil Morina ka lindur më 5 janar 1936 në fshatin Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë.

Tafil Morina - tri klasët e para të shkollës fillore i kreu në fshatin Pantinë, kurse klasën e katër fillore në Vushtrri - në shtëpinë e Zejnullah Begut.Tri klasat e para të Gjimnazit i kreu në Vushtrri, kurse klasën e katërt e vazhdoi në Mitrovicë. Shkollën Normale tani të rregullt e kreu në vitin 1955/1956. Pas mbarimit të normales emërohet mësues në në tetëvjeçaren e fshatit Samadrexhë, pas dy viteve transferohet në shkollën fillore - atëherë “Boris Kidriç”, në Vushtrri edhe në këtë shkollë jepte lëndët: gjuhë shqipe dhe biologji. Prej këtu transferohet në shkollën fillore “Muharrem Bekteshi” në Mitrovicë.

Në vitin 1958, hapet Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, Tafil Morina ishte gjenerata e parë, regjistrohet në grupin Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe.

Në vitin 1959 emërohet drejtor në shkollën tetëvjeçare të Vërnicës, Novolanit, Druarit dhe Bukoshit, në këto shkolla përveç punës së drejtorit, bënte punën e sekretarit dhe të arkatarit.Me korrespodencë e kryen vitin e dytë të SHLP dhe provimet difernciale për fakultet të cilin e mbaroi në vitin 1974.


Në vitin 1968 - Enti Ndërkomunal në Mitrovicë, Vushtrri, Skënderaj e Zubin Potok, e pranuan si Këshilltar Pedagogjik për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe.

Këtu punoi deri më 1 janar të vitit 1975, kur u transferua në Entin Krahinor - për Botimin e Teksteve (si korrektor, lektor dhe redaktor i teksteve universitare), ku qëndroi deri në vitin 1989.

Që nga marsi i vitit 1989 gjendet në pension, pra u pensionua në moshën 53 vjeҫare.

Filloi të shkruaj, “Vitet e dhembjes dhe të krenarisë” të botuar në vitin 1995. Një kronikë e gjallë e ngjarjeve të viteve 1989-1999.

Mandej u kthehet ngjarjeve të mëhershme - që i kishin lënë mbresa të thella si fëmijë.

Më 1998 shkruan dhe boton monografinë për Mustafë Venharin, - “Mustafë Venhari mësues qëndrese”.

Që njëherit ishte një mirënjohje për të dhe për gjithë punëtorët arsimorë - për qëndresën historike që treguan në vitet më të vështira.

Me qëllim që të arsyetohet veprimi i arsimit shqiptar bëri “vlerësimin ideologjik të librave të leximit të ciklit të ulët dhe të lartë të shkollës fillore - të botuar në librin shkollor".

Po ashtu ka bërë vlerësimin kritik të Figurës së Afërditës në romanet e Sterio Spases - të botuar në revistën pedagogjike “Shkëndija” - në katër numra në vazhdim.

Në dorëshkrim ka studimin “Gjeneza e hershme e popullit shqiptar - mbijetesa dhe shtrirja e tyre.

Ka bashkëpunuar me të gjitha revistat e kohës, "Bota sot",  “Shkëndija”, “Përparimi”, “Fjala”, “Bota e re”, “Rilindje”, “Bujku”, “Pavarësia” e të tjera.

I ndjeri u varros ot me datën 19 shtator 2022 në ora  në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.

E pamja do të mbahet për tre ditë rresht te banesa e të ndjerit në Bregun e Diellit, prapa postës së vogël në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat