Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka publikuar foton e personit i cili dyshohet se do të kryente ekzekutimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Ajo bëri me dije se personi ishte i skeduar në Kurbin, Elbasan dhe Lezhë për vrasje.
“Ky është personi që dyshohet se do kryente atentat ndaj Albin Kurtit. Unë e kam disponuar që në janar të këtij viti. Personi është i skeduar në Lezhë për vrasjen e një ish oficeri policie dhe në Kurbin për një tjetër vrasje. Është i skeduar në një dosje penale në Elbasan.
Imagjinoni po të dalin të dhënat e këtij personi cfarë ndodh me këto dosje hetimore. Minohen hetime të tëra, prandaj i bëj thirrje të gjithë kolegëve të publikojnë të dhënat e dokumentet me interes për publikun. Jo ato që nxisin konflikte sociale dhe ndihmojnë vrasës të shpëtojnë”, tha ajo në emisionin “Open” në News24.
