Deputeti i partisë popullore Sinisha Kovaçeviç ‘turpëron’ Vuçiçin

Lajme

Deputeti i partisë popullore Sinisha Kovaçeviç ‘turpëron’ Vuçiçin

Nga: F. B. Më: 20 shtator 2022 Në ora: 10:56
Aleksander Vuçiq

Deputeti i Partisë Popullore të Serbisë, Sinisha Kovaçeviç ka reaguar në deklaratën e shpeshtë të presidentit të Serbisë se në të nuk mund të ndikoj as nuk mund ta urdhërojnë ambasadorët e huaj, duke deklaruar “natyrisht, vetëm shëtit ti kukull”, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë deputeti Kovaçeviç e bëri përmes një publikimi në rrjetin social Tviter, ku krahas deklaratës së Vuçiq  se “mua nuk më urdhëron asnjë ambasador” ka shkruar “natyrisht, mjafton me dërguar haber”.

Reagimi i Kovaçeviç që kryen funksionin e nënkryetarit të Partisë Popullore të Serbisë, vjen pas ndryshimit të qëndrimit rreth ndalesës fillimisht dhe pastaj mbajtjes së paradës së krenarisë në Beograd.

“Mua nuk më urdhëron asnjë ambasador”, u arsyetuar presidenti i Serbisë Vuçiq në akuzat që qarkullojnë në opinion se parada u mbajt përkundër deklaratës së së tij se ajo u ndalua dhe askush nuk mund ta urdhëroj ta ndryshoj vendimin.

“Natyrisht, i lindur. Dërgojnë haber përmes shoferit se si dhe çka të bëhet. Shëtit ti kukull, shëtit”, ka shkruar Kovaçeviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat