KFOR e FSK zbulojnë bomba të groposura në fshatin Bajgorë të Mitrovicës

Lajme

KFOR e FSK zbulojnë bomba të groposura në fshatin Bajgorë të Mitrovicës

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Në orët e para të së martës, në fshatin Bajgorë të Mitrovicës janë gjetur disa mjete shpërthyese të groposura në një plastikë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për disa eksploziv e disa bomba që u gjetën gjatë kontrollit nga KFOR-i dhe FSK-ja.

Burimet thonë se kjo ka aktivizuar edhe njësitet e tjera që të dalin në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka intervenuar edhe Skuadra e bombave.

Sipas informacioneve të para, mjetet shpërthyese nuk kanë qenë të lidhura, por vetëm të fshehura në një gropë.

Akoma nuk dihet se si kanë përfunduar këto mjete të dyshimta aty dhe cili është motivi i rastit.

Policia e Prokuroria janë vënë në dijeni për këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat