Grenell i bën publicitet Vuçiqit

Lajme

Grenell i bën publicitet Vuçiqit

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 12:44
Richard Grenell dhe Aleksandar Vuçiq

Richard Grenell, ish i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi në administratën Trump, i ka bërë publicitet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Madje ka kërkuar nga amerikanët që të zgjohen natën e ta shikojnë intervistën e Vuçiqit për Newsmax.

“Vuçiq do të intervistohet nga mediumi amerikan Newsmax”, ka thënë Grenell në Twitter.

Image
Reagimi i Grenellit

Nuk dihet ndonjë rast kur një ish-diplomat i lartë amerikan e luan rolin e zëdhënësit të një politikani.

Grenell pas mandatit të tij e kishte vizituar disa herë Beogradin, por edhe Prishtinën dhe Tiranën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat