"Rregullisht bisedoj me Vuçiçin, na lidhin partneriteti dhe miqësia dhe çmoj lartë politikën e tij të pavarur”, ka deklaruar Putin në një ceremoni të dorëzimit të akreditimeve për ambasadorët e rinj të vendeve të jashtme.
“Rusia do vazhdoj të thelloj bashkëpunimin me Serbinë, edhe në të ardhmen pasi na lidh tradita, kultura edhe historia e përbashkët”, tha Putin.
“Rusinë dhe Serbinë e lidh partneriteti strategjik. Duke u mbështetur në traditën miqësore, kulturën shpirtërore dhe afërsinë historike të popujve vëllezër. Rregullisht bisedojmë me Vuçiqin, gjatë takimeve të ngjashme dhe me telefon rreth çështjeve kyçe dhe zhvillimit të bashkëpunimit në të ardhmen”, ka deklaruar Putin.
Në Evropë ka tërmet politik, ndërsa në këtë situatë Putin po fërkon duart dhe po pret kaos: liderin e thyer rus mund ta shpëtoj vetëm ndonjë “idiot i dobishëm”.
Në ndërkohë ambasadori rus në Serbi ka bërë goditje agresive pasive ndaj Serbisë, duke ofruar përsëri bazë ushtarake ruse si “baraspeshë të Bonstillit”, duke u shpreh se nuk insistojmë në atë, por do të ishte mirë.
“Çmojmë përpjekjet e miqve serb për vendosjen e baraspeshës së politikës së pavarur në arenën ndërkombëtare”, ka thënë presidenti rus.
Rusia dhe Serbia do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin ekonomik, tekniko-shkencor dhe humanitar.
“Në kuadër të drejtës ndërkombëtare mbështetur në rezolutën 1244 të OKB-së do vazhdojmë të ju ofrojmë ndihmë të pakursyer miqve serb në luftë për interesa edhe drejtat legjitime, ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale”, ka deklaruar Putin.
Në këtë manifestim ka marr pjesë edhe ambasadori serb në Rusi Momçilo Babiç.