​Nesër Shoqata sindikale e QKUK-së mban protestë para Qendrës Emergjente

Lajme

​Nesër Shoqata sindikale e QKUK-së mban protestë para Qendrës Emergjente

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Shoqata sindikale e QKUK-së ka bërë të ditur, se nesër nga ora 10:30 para Qendrës Emergjente në Prishtinë, do të mbajë një protestë me kërkesë për rritje pagash 50% deri në implementimin e ligjit të pagave.

Më herët ishte njoftuar për anulimin e protestës, por Shoqata sindikale e QKUK-së ka demantuar një gjë të tillë. 

“Në orët e pasdites një person i pa rëndësishëm, në emër të një shoqate sindikale me disa anëtarë, i favorizuar nga segmente të caktuara të pushtetit, ka dalë me komunikatë kinse është anuluar protesta e nesërme.

Nesër do të mbahet protesta e paralajmëruar me kërkesë për rritje pagash 50% deri në implementimin e ligjit të pagave. Ftojmë anëtarësinë e gjerë për pjesëmarrje në këtë protestë”, thuhet në komunikatën për media të Shoqatës sindikale të QKUK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat