Situata në pjesën veriore të Kosovës është qetësuar, ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për televizionin amerikan Newsmax.
Duhet më shumë përpjekje, tha Vuçiq, për të zgjidhur çështjet dhe për të gjetur zgjidhje të pranueshme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Mendoj se kemi arritur që me sukseshëm ta deeskalojmë krizën në Kosovë, por duhet të punojmë më shumë për të gjetur zgjihje afatgjate. Nuk do të kërkojmë për fajtorë, kompromisi është shumë më mirë se sa armë dhe bomba, të cilat po i shohim sot”, ka thënë Aleksandër Vuçiq.
Presidenti serb u pyet edhe për marrëdhëniet me Rusinë, për çka u përgjigj se Serbia gëzon marrëdhënie të mira edhe me Rusinë dhe me Ukrainën.
“Shkëmbimi tregtar mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara sot është më shumë se 1.2 miliardë”, u shpreh ai, teksa shtoi se mardhëniet mes Serbisë dhe ShBA janë 140 vjeçare.