Memli Krasniqi: Akti sublim i heroizmit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, shembull i sakrificës për çlirimin e Kosovës

Lajme

Memli Krasniqi: Akti sublim i heroizmit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, shembull i sakrificës për çlirimin e Kosovës

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 12:48
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Memorialin e dëshmorëve të UÇK-së në Gllanasellë, në përvjetorin e 24-të të rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit. 

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se akti sublim i heroizmit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit do të përcillet ndër breza si shembull i sakrificës për liri. 

“Akti sublim i Fehmiut dhe Xhevës do të përcillet ndër breza, si shembull se dashuria për atdhe dhe sakrifica për çlirimin e Kosovës është fati që përcjell çdo atdhetar.

Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet e Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci”, shkruan lideri i PDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat