Shefi i grupit parlamentar, “Nuk mbysim Beogradin” në Kuvendin e Serbisë Radomir Lazoviç ka deklaruar në një intervistë për “Nova.rs” se SNS e Vuçiqit konsiderohet frymëzues politik i vrasjes së Oliver Ivanoviçit, shkruan “Kossev” transmeton “Bota Sot”.
Këtë Lazoviç e tha duke u përgjigj në pyetjen si e komenton faktin se “Milan Radoiçiç që nga pushteti në Prishtinë ndërlidhet me vrasjen e Oliver Ivanoviç, ishte në ballkonin e sallës së Kuvendit të Serbisë në mbledhjen rreth Kosovës:
“Por më e rëndësishmja ishte të shpërfaqen problemet jetësore të njerëzve në Kosovë, ndërkohë që krimi i organizuar është një ndër ato probleme. Për mua prania e Radoiçiç ishte skenë e pakëndshme, ndërsa shoqëri përveç Goran Rakiçit i bënte edhe Suzana Vasiljeviç, bashkëpunëtorja më e afërt e Vuçiqit. Konsideroj se kjo është porosi se Vuçiq mbështet në çdo gjë Radoiçiçin” tha ai.
Lazoviç ka shtuar edhe se “ai nuk di saktë cili ka qenë roli i tij në atë vrasje (Ivanoviçit), por konsideron se “SNS ishte frymëzues i atij krimi”.
“Përderisa nuk përfundojnë hetimet, nuk di cili mund të jetë roli i tij i saktë në vrasjen e Oliver Ivanoviçit, por gjithsesi konsideroj se Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) ishte frymëzuese politike e këtij krimi” tha ai.
Duke vazhduar elaborimin e këtij konstatimi, Lazoviç tha se “Ata për katër vite bëhen sikur nuk mund të vërtetojnë kush ka paguar atë fushatën e tmerrshme të urrejtjes në Tv Pink në të cilën është satanizuar Ivanoviç. Po të donin ta zbardhnin këtë rast, do të niseshin nga aty” tha Lazoviç.