Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka reaguar Berat Buzhalës pas sulmit që ky i fundit po ia bën Qeverisë, në lidhje me sindikatat dhe grevën që po vazhdon të mbahet në Kosovë.
Basha i ka zbuluar një shkrim të vitit 2014, Buzhalës, i cili si duket i paska quajtur mësuesit 'kope', dhe rrjetin edukativ si një 'ndërmarrje të përbashkët kriminale'.
Ai madje shkrimin e tij e ka lidhur, duke aluduar në atë që ai i ka quajtur si mbrojtësit e Rrahmanit.
Ndryshe, Berat Buzhala, është kritikuesi më i madh i Qeverisë Kurti.
Ai po e mbronë publikisht Rrahman Jasharajn dhe po kritikon në mënyra të ndryshme kryeministrin Kurti, por edhe shumë deputetë të pozitës.
Postimi i plotë:
Kur jemi te mbrojtësit e Rrahmanit!
Paramendoni çka kishin ba portalet e analistat në studio me i pas cilësu unë arsimtarët si “kope” dhe rrjetin e tërë edukativ si “pjesë të një ndërrmarrje të përbashkët kriminale?!”