Vuçiq njoftoi se ka pasur takime me përfaqësues nga vendet afrikane dhe nga Rusia e Sllovenia.
“Kam biseduar gjatë me Lavrovin, iu falënderova për respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Biseduam për aranzhmanin energjetik. Po ashtu kam takuar edhe bisedova edhe me O’Brajen dhe Eskobar. Këto janë tema të zakonshme normale. Ne na duhet mbështetja amerikane për përparimin ekonomik të vendit. Nga ana tjetër situata po komplikohet dhe bota nuk do jetë si ishte” tha Vuçiq.
Ai shtoi se disa lider evropian kanë kërkuar takim me Lavrovin, por pastaj tërhoqën kërkesën sepse iu erdhi ndalesa.
“Kjo nuk ka qenë kurrë, por për ne është me rëndësi të flasim me amerikanët për gjithçka” tha ai.
Vuçiq tha se nuk do të komentoj kërkesën e Kurtit për pajisje ushtarake nga ana e Britanisë dhe ShBA-ve.
“Para neve është një periudhë e vështirë, nuk mund të dalim nga lëkura jonë. A mundemi si më thonë disa dhe më kritikojnë se jemi gjithnjë e më larg BE-së sa herë përmendi Kosovën. Ta harrojmë Kosovën edhe popullin tonë atje? Të bëhem se nuk janë vra fëmijët? Nuk kemi shumë zgjidhje. Sa i përket pajisjeve, jemi të vegjël e ata shumë të fortë, por jemi më pak të vegjël se që mendojnë ata”.
Vuçiq tha se ka informata se Kurti ka kërkuar armatim me artileri mbi 10 km dhe po bëjnë pengesa elektronike.
“Kur kanë marr pikat kaluese, ata kanë penguar çdo gjë që vjen nga Serbia me pajisje elektronike, por do ju a kthejmë sa iu përket atyre pajisjeve” tha Vuçiq.
Ai porositi gazetaren e Pink se nëse thotë se nuk do hyjmë BE për shkak Kosovës, ajo nuk do merr nesër rrogën.
“Të parët Zheljko Mitroviç do të humb çdo gjë nga donatorët. Apo kërkoni nga unë të them se nuk shqetësohem për Kosovën. Pse ja bëjmë këtë vetes. Na lejoni të gjendemi edhe përpiqemi. Dhe kur duhet të them këtë, nuk mendoj se nuk më kuptojnë njerëzit. Ne nuk jemi as ShBA, as Rusi, harroni imagjinatën se jemi Gjermani, Rusi apo ShBA. Ne nuk përcaktojmë ku shkon bota. Ne nuk heqim dorë nga integriteti territorial dhe do vazhdojmë rrugën evropiane” tha Vuçiq.