Kryeministri Edi Rama sulmoi nga selia e OKB-së raportin e Dick Martyt për akuzat e ngritura ndaj UÇK-së për trafikim organesh.
Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme tha se asnjë aktakuzë e ngritur nuk është provuar dhe theksoi se Këshilli i Evropës duhet ta rishkruaj të vërtetën.
“Çdo përpjekje hetimore u bë gjatë këtyre 11-viteve për t’i provuar këto akuza por asgjë, asnjë fjalë e vetme e gjithë aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e këshillit të Evropës për krimin e prentednuar të organeve. Dhomat Pecializuara kanë arrestuar pa padi ish-presidentin Hashim Thaçi.
Imagjinojeni një moment që presidenti apo kryeministri juaj merret nga zyra dhe çohet në një vend të tretë dhe mbahet pa asnjë aktakuzë në burg. Asnjë fjalë e vetme nuk është vërtetuar nga aktakuza është një dështim monumental dhe nuk ka të bëjë me procedurat e gjykatës, ka të bëjë me njollosjen e historisë së një vendi. Ne mendojmë dhe shpresojmë që Asambleja e Këshillit të Evropës do të ndërrojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues dhe të vendosë besueshmërinë e një organizate të rëndësishme ndërkombëtare”, tha Rama.