Alarm në BE rreth dokumentit të bashkëpunimit mes Rusisë edhe Serbisë që konsiderohet “gisht në sy” Evropës

Lajme

Alarm në BE rreth dokumentit të bashkëpunimit mes Rusisë edhe Serbisë që konsiderohet “gisht në sy” Evropës

Nga: F. B. Më: 26 shtator 2022 Në ora: 09:40
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Në kohën kur për shkak agresionit në Ukrainë, pak kush do të ulet në tavolinë me rusët, Serbia para kamerave midis Nju Jorku nënshkruan dokumentin për bashkëpunim konsultues mes ministrive të jashtme. Kur dihet se Beogradi vazhdimisht refuzon vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ky veprim ka ndez alarmin në BE, nga Brukseli vërejtja e parë është ngrirja e procesit të bisedimeve me Serbinë, shkruan “Novar.rs”, transmeton “Bota Sot”.

Përderisa funksionarët shtetëror e lavdërojnë Vuçiqin për fjalimin në OKB, megjithatë vëmendjen e ka tërhequr ministri i jashtëm Selakoviç me takimin me Lavrov dhe nënshkrimin e planit të konsultimeve për 2023 dhe 2024.

Kështu jo vetëm se nuk vendos sanksione ndaj Rusisë si gjithë tjerët, por bënë bashkëpunim me agresorin në Ukrainë dhe kërcënuesin me armë nukleare. Vënia e nënshkrimit me rusët ka nxitur reagime në Bruksel, kështu Viola fon Kramon deputete këtë hap e ka vlerësuar “skandal serioz” që mund të jetë sinjal i ngrirjes së bisedimeve me Serbinë.

“Hyrja në BE nuk shkon përmes Moskës” ka deklaruar ajo. Ndërsa raportuesi i PE për Serbi Vladimir Bilçik e quajti “goditje në procesin e bashkëngjitjes së Ballkanit”.

Dushko Lopandiç ish diplomat tha se plani për konsultime mes dy ministrive i nënshkruar në Nju Jork është marrëveshje teknike, por në situatën aktuale ka kontekst krejt tjetër.

“Secili aranzhuan me rusët nxit implikime politike edhe jashtë politike, qoftë edhe për energji apo gaz, aq më parë nëse shihet kush e ka nënshkruar. Kjo ka mund të bëhet nga një nivel tjetër, e jo në kontekstin e luftës dhe kërcënimeve me armë nukleare që është e jashtëzakonshme dhe jo  e përgjegjshme që ajo të arrihet edhe të publikohet”, tha ai.

"Kjo mund ta dëmtoj rëndë Serbinë e cila edhe ashtu ka pozicionin më të ultë të mundshëm Politika që po udhëhiqet po shkakton dëme së pari në procesin e zgjerimit, a do ketë efekt edhe më të madh dhe konkret mbetet të shihet? Veç shijes së hidhur, mendoj se nuk ka do ketë efekte tjera, por ne nuk kemi luks për të vepruar si Turqia”, tha Lopandiç.

Në pyetjen nëse kjo është shenjë se nuk do vendosen sanksione ndaj Rusisë, ai tha se politikës tonë nuk i dihet. “Sot kështu, nesër ashtu, nuk përjashtohet si opsion, nëse shikohet interesi strategjik hyrja në BE, nuk mund të bëjmë politikë të çmendur të jashtme, që nuk dihet ku na shpie”, tha ai.

Se Serbia nuk ka guxuar të nënshkruaj në këtë moment asnjë marrëveshje të tillë me Rusinë për shkak çështjeve ekzistenciale thotë Nemanja Todoroviç Shtiplija, drejtor i Qendrës për politikë bashkëkohore, që pret ashpërsim të veprimeve në PE për Serbinë.

“Ka disa që vetëm presin hapin tjetër për të shfrytëzuar për masa radikale ndaj Serbisë, Për një vend që ndodhet në rrugën e BE-së nuk është moment i përshtatshëm ajo që bënë me Rusin,, nuk është domosdoshmëri. Nisur nga kjo duhet hulumtuar a është vërtetë Serbia në rrugë evropiane, a do të bëhet anëtare nëse po të sillet ashtu”, tha Todoroviç Shtiplija.

Pse një dokument i tillë të bëhej publik “Ai ka mund të nënshkruhet nga tjerët edhe në vend tjetër, e jo në vizitën në Nju Jork në Asamble të OKB-së, ku vëmendja është tek veprimet e Rusisë. Mendoj se ministri rus e ka shfrytëzuar momentin sepse pak kush do të ulet me te në tavolinë me te. Ata kanë nevojë mediale për gjëra të tilla”, tha biseduesi i “Nova”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat