Bytyqi pasi asamblistja e Listës GUXO kaloi në AAK: Po na bashkohen njerëz të aftë për punë

Lajme

Bytyqi pasi asamblistja e Listës GUXO kaloi në AAK: Po na bashkohen njerëz të aftë për punë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:02
Albana Bytyqi dhe Festë Kabashi

Asamblistja e Listës GUXO në komunën e Suharekës, Festë Kabashi nga sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe deputetja e kësaj partie, Albana Bytyqi.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se AAK-së, po i bashkohen njerëz, të aftë e të zellshëm për punë.

Postimi i saj i plotë:

Asamblistja nga radhët e Listës GUXO, Festë Kabashi, nga sot, ka vendosur që rrugëtimin e saj politik, ta vazhdojë duke iu bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Suharekës.

Jam e lumtur që shtëpisë sonë të madhe po i bashkohen njerëz të aftë, të zellshëm për punë dhe profesionistë siç është Festa.

Na priftë e mbara së bashku, Festë M. Kabashi!

Bashkë për punë të mira!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat