Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimin ekonomik lokal, bashkëpunimin në mes të Qeverisë dhe Komunës, si dhe mbarëvajtjen e proceseve të projekteve komunale.
Ata me këtë rast kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve për qytetarët në mënyrë të rregullt.
Gjithashtu, ministri Krasniqi dhe kryetari Aliu së bashku me banorët e fshatit kanë përuruar projektin - rregullimi i parkut dhe këndit të lodrave në lagjen e komuniteteve në Gjyrkoc.
Projekt ky i financuar nga programi për mbështetje për projekte infrastrukturore për komunitete, thuhet në komunikatë.