Profesori i Etikës në Universitetin në Novi Sad Slobodan Saxhakov ka deklaruar se “çdo herë duken më qesharake” tregimet në medie se kreu i Kishë Ortodokse Serbe (SPC) Porfirije si partiarku “roker dhe person liberal”, ai nuk është i tillë ai ngjason me “Vuçiqin por mbështjell si manti”, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.
Në arsyetimin e kësaj deklarate ai bazohet në kohën e gjatë të kaluar pranë patriarkut të shkuar, por edhe në ndërhyrjet që bënë ai në situatat dhe rrethanat aktuale me deklarata.
"Porfirije me dekada “ka pjek zanatin” tek ish-patriarku Irinej Bulloviç, ‘mjeshtërit të madh’, që ishte i afërt me secilin pushtet në Serbi. Porfirije është këtu për të betonuar lidhjen mes SPC dhe pushtetit dhe që nga ardhja në krye të SPC vetëm po radhiten deklaratat e rrezikshme dhe sjelljet e tilla. Prandaj konsideroj se ai është i njëjtë si Vuçiq veç i mbështjell në manti“, ka thënë profesori Saxhakov për javoren NIN, një nga nënshkruesit e apelit për shtet sekular në Serbi.
Sipas fjalëve të tij, „ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe shprehet gjithnjë e më fuqishëm që nga fillimi i viteve 90-ta, posaçërisht pas vitit 2000“.
"Pikërisht vendosja e besimit fetar në shkolla ishte një hov i madh i këtij ekspansioni, çdo gjë u zhvillua shumë shpejt në kohën e sundimit të Koshtunicës, ndërsa viteve të fundit ka eksploduar deri në përmasa të padurueshme” ka thënë Saxhakov.