U vazhdohet paraburgimi pesë të dyshuarve për rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë

Lajme

U vazhdohet paraburgimi pesë të dyshuarve për rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj pesë të dyshuarve për dhunimin e 11 vjeçare në Prishtinë, javë më parë.

Këtë e bëri të ditur Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në gjykatë.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy muaj, për secilin veç e veç”.

“Po ashtu lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur me datë 23.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit tre të miturve edhe për dy muaj, për secilin veç e veç”, ka thënë Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat