Mësuesi nga Malisheva largohet nga Kosova, shkon në Gjermani për “një jetë më të mirë”

Lajme

Mësuesi nga Malisheva largohet nga Kosova, shkon në Gjermani për “një jetë më të mirë”

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 22:46
Blerim Morina

Mësuesi nga Malisheva, Blerim Morina ka hequr dorë nga profesioni i tij pas 14 vitesh përvojë pune, për të migruar në Gjermani.

Kolegu i tij, Adil Paçarizi përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se Morina është detyruar të shkoj në Gjermani në kërkim të një jete më të mirë.

“Humbja e Blerimit dhe “Blerimave” të tjerë në vashdimësi duhet të jet alarm i politikbërësve dhe akterëve të tjerë të ndërlidhur që të reagojnë para se të jet tepër vonë”, ka shkruar Paçarizi.

Shkrimi i tij i plotë:

Edhe një mësues i respektuar detyrohet të hjek dorë nga mësimdhënia duke kërkuar “një jetë më të mirë” në Gjermani

Sot, për Malishevën e arsimin në përgjithësi, e për Qendren e Kompetencës në veçanti, është një lajm aspak i mirë, që mësimdhënësi

Blerim Morina, me përvojë mbi 14 vjeçare në arsim dhe prej mësimdhënësve të parë në Qendren e Kompetencës, në mungesë të perspektivës këtu detyrohet të ndërpres punën dhe misonin e tij fisnik të mësimdhënies.

Blerimin e kisha koleg të afërt në shkollë por më mbeti mik e shok edhe pas shkollës.

Ata që e njohin Blerimin, janë dëshmitarë të një përsonaliteti të mirëformuar, profesional, parimor, bashkëpunues, shumë kreativ dhe punëtor i jashtëzakonshëm.

Largimi i tij do të jet hendikep për shkollën dhe arsimin në Malishevë, e sidomos një humbje e një modeli ideal që duhet të merrnin shembull nxënësit e rinjë.

Humbja e Blerimit dhe “Blerimave” të tjerë në vashdimësi duhet të jet alarm i politikbërësve dhe akterëve të tjerë të ndërlidhur që të reagojnë para se të jet tepër vonë.

Për ty Blerim shoku, qoftë ky udhëtim i hajrit për Ju dhe familjen tuaj!

Të urojë gjithë të mirat kudo që të jeshë, por sinqerisht jam në dilem a të uroj për vizën që more apo të ngushëlloj të tjerët për humbjen e një profesionisti sikur Ju!

Sidoqoftë, u pafshim dhe u ndëgjofshim për të mira dhe gëzime!

Me shumë respekt për Ju, shoku juaj, Adili

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat