Gazetatarja Donika Gashi ka thënë se ishte në klasën e katërt, kur u ngacmua seksualisht për herë të parë, dhe se që atëherë, ndryshoi përceptimi i saj për disa të rritur.
Ajo përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se nga ajo ditë, kujdeset kur ecë vetëm, sidomos natën.
Postimi i plotë i saj:
Kam qene ne klase te katert kur per here te pare jam ngacmuar seksualisht ne rruge. Fjalet e pista i mbaj mend ende, por me teper se fjalet e kujtoj se dicka ndryshoi tek une. Ai moment ndryshoi perceptimin tim per disa te rritur. Prej asaj dite une jam tejet e kujdesshme kur eci vetem, sidomos naten. Ketu ngacmohesh seksualisht ende pa ditur asgje per trupin e seksin.
Une nuk kam takuar ende asnje grua qe nuk eshte cenuar verbalisht e disa here edhe fizikisht, nga ndonje i panjohur ne rruge.
Prandaj video e Mrikes eshte traumatike per grate. Pasi secila kemi histori te ngjashme. Secila, paperjashtim.