E thotë ambasadori amerikan: Putinit absolutisht nuk i intereson Kosova, ja pse e ka përmend disa herë

Lajme

E thotë ambasadori amerikan: Putinit absolutisht nuk i intereson Kosova, ja pse e ka përmend disa herë

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 06:43
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se nuk mund të bëhet asnjë analogji mes situatës së luftës së Kosovës para 23 vjetësh dhe pushtimit rus të Ukrainës. Duke folur për Putinin, Hill tha se “atij absolutisht nuk i intereson Kosova, por përpiqet në një mënyrë të legjitimojë ato që po ua bën fqinjëve të tij”.

Hill, për televizionin “Nova S”, ka deklaruar se  presidentit rus, Vladimir Putin, as që i intereson Kosova, pavarësisht që e ka përmendur disa herë.

“Ne nuk konsiderojmë se situata në Kosovë, para 23 vjetësh, ka ndonjë ngjashmëri me agresionin e armatosur dhe pushtimin tokësor të Rusisë, sulmeve të armatosura në ndërtesat e banueshme ku jetojnë civilët. Nuk shohim asnjë analogji mes dy situatave”, ka shpjeguar Hil.

Ambasadori amerikan ka komentuar qëndrimin e presidentit rus Putin, që përmendte pavarësinë e Kosovës si raste të ngjashme me ato të tokave të aneksuara ukrainase, të rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut, pasi sipas tij [Putinit], tashmë është krijuar një precedent.

“Unë mendoj që atij absolutisht nuk i intereson Kosova, por përpiqet në një mënyrë të legjitimojë ato që po ua bën fqinjëve të tij”, tha Hill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat