Ambasadorja e re gjermane në Serbi Anke Konrad ka deklaruar se vendi i sja dhe partnerët tjerë gjerman, thërrasin Serbinë që të ju bashkohen sanksioneve kundët Rusisë, “si element të afrimit të vazhdueshëm të BE-së”, duke shtuar se rasti Ukrainës dhe Serbisë janë raste të ndryshme, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.
„Vendimi rreth qëndrimit që do mbajë rreth shkeljes eklatante të drejtës ndërkombëtare dhe reagimit do ta marr vetë Serbia“, tha Konrad për “Politika”, duke nënvizuar se Rusia udhëheq „ në kundërshtim me drejtën ndërkombëtare ndaj fqinjit të vetë kombit ukrainas “.
Ajo nënvizoi se ardhmëria e Serbisë dhe fqinjëve të saj nga Ballkani është në BE, që për Gjermaninë është “prioritet“, duke theksuar se ajo është tenë e drejtave të njeriut.
„Më vjen mirë, që parada e krenarisë dhe përkundër reagimit e imitimit u mbajt në Evropën Jug-lindore dhe që nga Beogradi u dërgua porosia se nuk tolerohet diskriminimi në asnjë mënyrë” tha Konrad.
Në pyetjen nëse ka standarde të dyfishta ndaj Ukrainës dhe Serbisë, duke pasur parasysh se Vuçiq dhe vendet tjera thirret në Konventën e OKB-së në rastin e Ukrainës, por ato janë shkel në rastin e Serbisë, ambasadorja Konrad u përgjigj se „ kemi të bëjmë me dy situata plotësisht të ndryshme“.
„Nga 24 shkurti, Rusia shkel Konventën e OKB-së duke zhvilluar luftë agresive ndaj një kombi që ka 40 milion njerëz, që në asnjë mënyrë nuk ka rrezikuar Rusinë", tha Konrad.
Sipas fjalëve të saj, „situata në vitet 1998 dhe 1999 ishte krejtësisht e ndryshme “, sepse në Kosovë në vitin 1999 „ ndodhi situata e tmerrshme dhe katastrofa nga shkelja e drejtave të njeriut “.
„Pas përpjekjeve të tjera intensive të operacioneve të NATO-së ishte rruga e vetme dhe e arsyeshme, që erdhi pas shterjes së rrugëve diplomatike për zgjidhje të qetë dhe zgjidhje të konfliktit dhe evitimin e katastrofës humanitare“, tha Konrad.