Mediet serbe sulmojnë ambasadoren gjermane Konrad: E nisi mandatin duke i vënë gishtin në sy Serbisë

Lajme

Mediet serbe sulmojnë ambasadoren gjermane Konrad: E nisi mandatin duke i vënë gishtin në sy Serbisë

Nga: F. B. Më: 3 tetor 2022 Në ora: 09:51
Anke Konrad

Ambasadorja e re gjermane në Serbi, Anke Konrad sipas praktikës së vendosur të diplomatëve të fuqive të mëdha ka nis mandatin  duke ashpërsuar qëndrime në kundërshtim me vendin ku shërben, shkruan “Novosti”, duke përmend deklaratën se “në Kosovë në vitin 1999 u zhvillua katastrofë humanitare dhe shkelje masive e të drejtave të njeriut”, duke e cilësuar si vënie të gishtit në sy Serbisë, transmeton “Bota Sot”.

Ajo në pyetjen në lidhje me thirrjen me Konventën e OKB për shkeljen e drejtës ndërkombëtare në rastin e invadimit rus dhe standardit të dyfishtë tek Serbia tha: “Që nga shkurti Rusia shkel Konventën e OKB-së, situata në vitin 1998 dhe 1999 në Kosovë ishte ndryshe, pasi ajo përbënte rrezikim serioz të paqes dhe katastrofë humanitare me shkeljen brutale të drejtave të njeriut. Intervenimi i NATO-së ishte rruga e vetme e mbetur në atë situatë, pas shterjes së të gjitha mjeteve tjera për zgjidhjen e situatës”, ka thënë Konrad për “Politika”.

Ish-udhëheqësja e punëve në ambasadën amerikane në Beograd nga 2007 deri 2010 Xhenifer Brash ka thënë se “BE nuk kërkon shumë dhe nuk ka marr shumë nga Serbia, përfshirë përgjegjësinë e luftërave në vitet 90-ta dhe të gjithë ambasadorët janë të zhgënjyer me Vuçiqin".

Vulin e quan gënjeshtare dhe i kërkon kërkim falje ambasadores gjermane Konrad

Në këto sipas “Novosti” ka reaguar Brnabiç që ka thënë se ka kaluar koha kur ambasadorët janë kënaqur me Vuçiqin: “Deklarata e Brash është tregues se Serbia ka ndryshuar dhe nuk është koha kur ambasadorët duhej të kënaqeshin me qeverinë edhe presidentin – populli nuk është me rëndësi” ka thënë ajo.

Vulin ka reaguar në këto deklarata të Brash edhe Konrad: “Kur ministria gjermane pat publikuar se Serbia po pushkaton hapur njerëz në Prishtinë, u tha një gënjeshtër sikurse masakra e Reçakut pas të cilës nis agresioni i NATO-së. Ambasadorja e nderuar ka mund të nis mandatin me kërkim falje për gënjeshtrat ndaj Serbisë, por pasi nuk e bënë ka mund të mos përsëris gënjeshtra , nëse nuk guxon të thotë të vërtetën mos të gënjej” - tha Vulin.

Ai sulmoi edhe diplomaten amerikane Brash, lidhur me fjalën se “ambasadorët janë të zhgënjyer me Vuçiqin".

Ish-diplomati dhe përfaqësuesi i Serbisë në OKB, Branko Brankoviç për "Novosti"  tha se kjo sjellje e ambasadores është e papranueshme. “Sipas konventës së Vjenës janë të papranueshme përzierjet në çështjet e brendshme të një vendi, gjë që ka bërë ambasadorja gjermane duke arsyetuar bombardimin e NATO-së për shkak rrezikimit të paqes dhe për çka NATO duhet të reagoj. Asaj duhet sugjeruar se nuk mund të flas këtë” tha ai .

Edhe ambasadori amerikan Hill po ndan leksione sikur kolegia gjermane pothuajse në baza ditore. Ai ka deklaruar se “situata në Kosovë në asnjë mënyrë nuk mund ngjajë agresionit rus në Ukrainë dhe sulmet në ndërtesat  civile".

Sipas tij Serbia duhet të kthehet nga perëndimi për shkak fëmijëve të vetë që shkojnë në perëndim e jo në lindje.

Ngjashëm ka vepruar edhe paraardhësi i Konrad, Tomas Shib duke jep deklarata që prekin çështjet e brendshme të Serbisë. Ai po ashtu “arsyetoi krimin kundër humanizmit, përkatësisht bombardimin e SRJ, duke deklaruar se ishte e pashmangshme. Qëndrimi i tillë është vlerësuar nga zyrtarët e Serbisë i pavërtetë dhe keqdashës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat